Një person është arrestuar nga Policia në Prizren pasi është zënë në flagrancë duke tentuar të vjedh një veturë.
Sipas Policisë i dyshuari është arrestuar në rrugën “Ulqini” në Prizren.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti po vazhdon të hetohet nga ana e Policisë si vjedhje e rëndë në tentativë./kallxo.com