Është realizuar video-dokumentari i shkurtër “Lumenjtë e ndotur të Kosovës” ku përshkruhet gjendja aktuale e Lumbardhit. Situata në të cilën ndodhet ky lum është shqetësuese. Organizatat kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me banorët dhe instituconet dhe bëhet thirrje që të ketë ndërhyrje urgjente për të ndaluar rritjen e nivelit të ndotjes dhe rritjen e vetëdijesimit të qytetarëve.
Ky dokumentar u realizua nga EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit “Monitoruesi Mjedisor” me mbështetje të Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur. Pikëpamjet e shprehura në këtë dokumentar nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).