Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në orët e mbrëmjes të dielën e 5 janarit në rrugën Tupec-Landovicë, në Prizren.
Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur si pasojë e vozitjes së pakujdesshme dhe mospërshtatjes së shpejtësisë në bazë të kushteve të rrugës.Aksidenti ka ndodhur në rrugën Tupec-Landovicë, rrugë lokale e cila lidhet me rrugën Landovicë-Prizren.
Për pasojë të këtij aksidenti lëndime të rënda kanë pësuar vozitësi dhe pasagjeri.
Njësitë e emergjencës pas daljes në vendin e ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e pasagjerit në vendngjarje.
Viktima është L.Ç i lindur në vitin 2000.
Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.Me vendim të prokurorit, i dyshuari vozitësi është ndaluar në mbajtje për 48 orë.