Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale fton qytetarët e komunës së Prizrenit që të aplikojnë në thirrjen e kësaj drejtorie për të përfituar nga projekti për ndërtimin e shtëpive, meremetimin e shtëpive dhe banesave, si dhe për furnizim me material ndërtimor.
Nga ky projekt do të mbështeten familjet skamnore pa strehim dhe ato me shtëpi të dëmtuara nga vjetërsia.
Pyetësori i plotësuar dhe dokumentet (dëshmitë) për vërtetimin e gjendjes së banimit, duhet të dorëzohen në sportelet e administratës komunale, nga sot 6.01.2020, deri më 29.02.2020.
Pyetësorin për aplikim e gjeni këtu: Kliko këtu për aplikim