Home / Lajme / Kosova në 30 vitet e ardhshme me 200.000 banorë më pak

Kosova në 30 vitet e ardhshme me 200.000 banorë më pak

Në hulumtimin e bërë nga OKB, Banka botërore dhe nga ASK dhe prezantuar nga BIRN në Tetor të vitit 2019 janë paraqitur përqindjet e humbjes dhe në pak aste rritjes së popullsisë për arsye të ndryshme siç janë plakja, migrimi, rënia e natalitetit etj.


Në hartën e paraqitur Kosova figuron me -11% të popullsisë që duke bërë një llogaritje të thjeshtë në 30 vitet e ardhshme me trendin aktual Kosovës i bie të humb rreth 200.000 banorë ose thënë më thjeshtë një “Prizren” mangut, fatin më të mirë nuk e ka as Shqipëria e cila me këtë trend humb 18% të popullsisë, mirëpo fatin më të keq të gjithë rajonit e ka Bullgaria që pritet të humb 39% të popullsisë.


Harta vijon me shtete që kanë shtim të popullsisë që është shumë i vogël dhe që vjen si rezultat ose i migrimit nga vendet e lindjes ose për shkak të migrimit të popujve të ballkanit drejt vendeve më të zhvilluara dhe me përspektivë për të ardhmen./poligraf.al

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …