PËRDITËSIM: Policia ka njoftuar se personi në fjalë është identifikuar nga familjarët dhe është kthyer në shtëpi, shëndosh e mirë, Policia e Kosovës falenderon qytetarët për bashkpunim.
Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar një grua, për të cilën thotë se e kanë hasur rrugës në lagjen Dardania në Prishtinë, por nuk posedon asnjë dokument identifikues.
“Sot, më 11.01.2020 rreth orës 17:10, policia, në lagjen Dardania në Prishtinë, ka hasur një grua pa përkujdesje e cila nuk posedon as dokumente identifikuese dhe për rrjedhojë nuk dihet as adresa e banimit”, thuhet në njoftimin për media.
Tutje, policia kërkon nga ata që e njohin gruan në foto të lajmërohen në nr. 192 dhe të ofrojnë të dhëna për identitetin dhe adresën e banimit të saj, në mënyrë që e njëjta të kthehet në vend-banimin e saj.
“Falënderojmë të gjithë ata që do ofrojnë të dhëna në mënyrë që personin në fjalë ta kthejmë në vend-banimin e saj”, përfundon njoftimi i PK-së.