Skitari ynë Drin Kokaj garoi sot në disiplinën e sllallomit të madh në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj “Lozana 2020”.Kokaj gjatë lëshimit të parë bëri një gabim, për çka u diskualifikua.
Drini do të garojë edhe nesër në sllallom.I urojmë fat dhe suksese.Në Lozana 2020 Kosovën e përfaqësoi edhe skitarja Era Shala, e cila të shtunën theu këmbën, ku iu pamundësua pjesëmarrja në gara.