Si të mbroheni nga gripi sezonal dhe çka është?
Gripi sezonal është një infeksion akut viral. Transmetohet direkt nga një person i sëmurë tek tjetri përmes stërpiklave gjatë kollitjes ose teshtitjes dhe ne mënyre indirekte me prekjen e objekteve të kontaminuara me virusin e gripit sezonal. Gripi sezonal transmetohet direkt nga një person i sëmurë tek tjetri përmes stërpiklave gjatë kollitjes ose teshtitjes dhe në mënyrë indirekte me prekjen e objekteve të kontaminuara me virusin e gripit sezonal.
Çdo njeri mund të preket nga virusi i gripit sezonal dhe ta përhapë atë tek të tjerët. Por disa njerëz janë në rrezik më të madh për t’u infektuar me virusin e gripit sezonal si:
- Fëmijët e vegjël nën 5 vjeç, sidomos deri në 2 vjeç
- Njerëzit 65 vjeç e sipër
- Gratë shtatëzëna.
- Njerëzit me sëmundje kronike.
Shënjat e zakonshme të gripit sezonal janë:
- Temperaturë e lartë
- Kollë
- Dhimbje fyti
- Lodhje
- Dhimbje koke
- Diarre dhe vjellje
- Dhimbje barku
- Rrjedhje të hundëve
- Dhimbje muskujsh
Çfarë ju rekomandojmë për të luftuar gripin: vaksinimin, masat e përditshme parandaluese dhe trajtimi me barna antivirale nëse mjeku i rekomandon, ose mjeksi alternative si çajra dhe lëngje. Barnat kundër gripit nukkanë efekt parandalues, por mjekues. Ato përdoren vetëm nëse jeni të sëmurë me grip dhe duhen të merren brenda 48 orëve nga fillimi i sëmundjes.
Nëse jeni të sëmurë me grip :
- Qëndroni në shtëpi.
- Qëndroni veç nga të tjerët
- Pushoni dhe përdorni lëngje me shumicë
- Mbuloni gojën dhe hundën me faculetë kur kolliteni apo teshtini
- Lani duart mirë me ujë e sapun mbas çdo kollitje apo teshtimi
- Informoni familjarët dhe miqtë tuaj për sëmundjen tuaj
- Evitoni kontaktet me njerëzit