Një ndër kompanit në të suksesshme të Prizrenit dhe Kosovës Abi sh.p.k po merr pjesë në panairin më të madh të bujqësis në botë që po mbahet në Berlin-Gjermani.
Njoftimin e kanë bërë zyrtarët e kompanisë ku gjithë bashkatdhetarët tanë në Gjermani mund të vizitojnë standin e tyre, panairi zgjat prej datës 17-26 janar.
“Kompania ABI Progres nga e premtja 17.01.2020 do të prezantoj produktet e veta në Panairin më të madh të bujqësisë në botë, International Green Week që mbahet në Berlin / Gjermani .Ju presim në Hall 18 / stand 127.”