Klubi ynë ka qenë pre e vandalistëve në Mitrovicë sonte pas ndeshjes gjithashtu ka pasur tendencë që të sulmohen edhe zyrtarët e klubit.
Autobusi i klubit tonë sonte pas ndeshjes me Trepçën është sulmuar nga persona të panjohur, përveç thyerjes se xhamave të autobusit nuk njoftohet për dëme tjera.
Gjithashtu ka pasur tentime për t’i sulmuar fizikisht edhe zyrtarë të klubit tonë.
Akte të tilla vandale nuk i përkasin sportit. Ftojmë Federatën dhe organet gjegjëse të sigurisë të marrin masat e duhura dhe t’i dënojnë këta vandalë!