Është mbajtur sot Kuvendi zgjedhor i Lidhjes Rajonal të Futbollit në Prizren. I pari delegatët e pranishëm i ka përshëndetur kryetari i deritashëm e LRF- së në Prizren Sokol Hadri, ndërsa zyrtari i FFK-së Luan Vokshi i dëshiroi Kuvendit punë të mbarë dhe shprehu besimin se do të punohet në të mirë të futbollit.
Në Kuvend ishin të pranishëm 24 nga 25 delegatë të Kuvendit. Me 23 vota për dhe 1 abstenim, Mirsad Çollaku u zgjodh kryetar i LRF në Prizren.
Ai në fjalën e rastit pas zgjedhjes në krye të LRF-së, pasi i falenderoi delegatët për besimin e dhënë, u zotua se do të punojë pa kompromisë për të gjitha klubet, për të mirën e futbollit.
“Shpresoj që të gjithë së bashku do ta bëjmë më të mirën për futbollin”, tha ai.
Kuvendi i zgjodhi edhe anëtarët e ri të Bordit të LRF./Prizreni Sot/