Home / Lajme / LAJMI I FUNDIT: VV propozon Albin Kurtin mandatar për Kryeministër

LAJMI I FUNDIT: VV propozon Albin Kurtin mandatar për Kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ka propozuar Albin Kurtin si mandatar për Kryeministër në Qeverinë e re të vendit.


Kështu dëshmon ky dokument të cilin e ka siguruar Klan Kosova.

Ky vendim vjen pas disa kërkesave të Presidentit Hashim Thaçi i cili shtoi presionin tek lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, që si fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, të formojë sa më shpejt Qeverinë e re të vendit.


Kreu i shtetit kërkoi që mandatari të propozohet në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.


Vendimi i është dorëzuar Presidentit Hashim Thaçi.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …