Home / Lajme / Posta nënshkruan marrëveshje me Policinë

Posta nënshkruan marrëveshje me Policinë

Marrëveshja e nënshkruar mes Postës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës iu mundëson qytetarëve që dënimet në trafik tash e tutje të kenë mundësi t’i paguajnë, çdo ditë në javë, 24 orë në ditë.

Marrëveshja e nënshkruar nga kryeshefi ekzekutiv i Postës, Shefqet Avdija dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj, iu mundëson qytetarëve që pagesat për gjoba t’i shlyejnë edhe me kartela bankare përmes POS-it me të cilin do të pajisen veturat policore.

Përndryshe, të gjitha dënimet për kundërvajtje në trafik mund të kryhen në çdo Zyrë Postare, kudo në Kosovë. Dënimi shlyhet menjëherë nga Sistemi i Policisë.

Kryeshefi Shefqet Avdija ka deklaruar se zgjerimi i bashkëpunimit me Policinë është pjesë e objektivave të Postës së Kosovës që shërbimet t’i ofrojë sa më afër qytetarit dhe ato të jenë sa më kualitative.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …