Policia në Prizren raporton se dje në rrugën “Zara: një person i komunitetit boshnjak ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga tre persona të panjohur, të cilët nga xhepi ia kanë marrë portofolin me 50 euro kesh para dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa njëri nga të dyshuarit i komunitetit ashkali është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./tvprizreni