Koalicioni për Inovacionet e Përgatitjes së Vaksinave (CEPI), me seli në Oslo, ka filluar punën për zhvillimin e një vaksine kundër koronavirusit.
CEPI ka filluar tre programe të zhvillimit të vaksinave, tha Aleanca të enjten. Dagbladet (gazeta më e madhe norvegjeze) fillimisht raportoi rastin.
Në zhvillim, CEPI do të bashkëpunojë me kompanitë Inovio dhe Moderna, si dhe Universitetin e Queensland në Australi dhe Institutin Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID) të ShBA-së.
CEPI u krijua bazuar në mësimet e marra nga epidemia e Ebola në Afrikën Perëndimore në 2014 dhe 2015./poligraf.al