Home / Bota / Si u bë që aktivistja e klimës nga Uganda u hoq nga fotoja e Associated Press

Si u bë që aktivistja e klimës nga Uganda u hoq nga fotoja e Associated Press

Vanessa Nakate është një aktiviste 23-vjeçare e klimës nga Uganda e cila këtë javë mori pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Të premten, ajo mori pjesë në një konferencë shtypi me Greta Thunberg dhe aktivistë të tjerë përpara një proteste në qytetin zviceran.

Sidoqoftë, ajo u hutua kur zbuloi se në mbulimin e lajmeve për ngjarjen, ajo ishte prerë nga një foto e lëshuar nga agjensia e lajmeve Associated Press ku shfaqeshin Thunberg dhe aktivistët e tjerë Luisa Neubauer, Isabelle Axelsson dhe Loukina Tille. Më vonë AP ndryshoi foton që u shfaq në Twitter për historinë Nakate në tweet.

Nakate i tha BuzzFeed News përmes Twitter se ajo ishte zemërthyer kur pa foton. “Kam qarë sepse ishte aq e trishtueshne jo vetëm se ishte raciste, unë u trishtova për shkak të njerëzve nga Afrika prej nga vij edhe unë.

“Kjo tregoi sesi jemi vlerësuar ne që jemi nga Afrika. Më lëndoi shumë. është gjëja më e keqe që kam parë ndonjëherë në jetën time. “

Kjo gjë ka shkaktuar zemërim të madh në rrjetet sociale e cila është bërë virale në rrjet.

Fotoja në fjalë që AP kishte prerë aktivisten me ngjyrë nga fotoja e samitit./poligraf.al

Kerko gjithashtu

Britani e Madhe, vaksina Pfizer/BioNTech Covid-19 merr miratimin për përdorim

Autoriteti Rregullator Britanik për Farmaceutikën ka miratuar përdorimin emergjent për një vaksinë koronavirus të prodhuar …