Liria angazhon Igumanoviqin me përvojë
Blazho Igumanoviq, që luan në pozitën e mbrojtësit të majtë, ka nënshkruar për ‘bardhezinjtë’. Ai, ka një karrierë të begatë me skuadrat malazeze si: Zeta,Rudar,Sutjeska, Titograd dhe së fundi Buduqnosti.
Poashtu, ka luajtur dhe në Kazakistan (Astana), ku ka dal kampion, pastaj në Poloni (Zavish) e Bullgari (Montana). Igumanoviq, ka qenë edhe pjesë e Kombëtares malazeze për 24 herë radhazi. Ndërsa, në vitin 2013 ishte zgjedhur lojtar i vitit në shtetin fqinj.Gjatë karrierës në klubet malazeze, ka dy tituj kampioni dhe dy kupa.
‘Jamë i kënaqur me kushtet, pritjen e bashkëlojtarëve. Jasmini (Jasmin Muhoviq, lojtar aktual i Lirisë) më ka folur shumë mirë për njerzit, qytetin dhe gjithëçka. Pres që të kemi sa më shumë sukses, ftoj tifozët që bashkarishtë të arrijmë suksesin drejt Superligës. Këtë e meriton ky qytet i bukur’, ka thënë Blazho Igumanoviq, të marten, pas arritjes së marrëveshjes.
‘Besojmë në përvojën e tij të madhe. Ai, ka një karrierë që Liria mund të përfitojë shumë nga angazhimi tij’, ka thënë kryetrajneri, Skender Shengyli.
Durak Thaçi, zëdhënës