Ditë më parë u përfol se ylli i muzikës latine Maluma do të vinte në Tiranë thjesht për një ‘meet & greet’ pra një takim me fansat e tij por mesa duket kjo nuk ishte supriza e vetme.
Artisti gjithashtu do të mbajë një koncert në Sheshin Nënë Tereza ku pritet të performojë disa nga hitet e tij që të gjithëve na pëlqejnë.
U mësua se data e koncertit do të jetë 14 marsi, dita ku zhvillohen festimet e verës dhe vetëm pak orë më parë janë bërë të ditura çmimet e biletës dhe struktura e skenës nga ku spektatorët do të shijojnë koncertin.
Skena ku do të qëndojnë të pranishmit është e ndarë në dy zona, ‘Cherry’ dhe ‘Mimosa’ ku kjo e para ka çmimin më të lartë prej 38 eurosh dhe tjetra 25 euro.
Biletat kanë dalë në shitje ditën e sotme për të gjithë fansat e zjarrtë të Maluma.