Home / Lajme / PDK tregon pse u mblodh Kryesia e saj në pikë të natës

PDK tregon pse u mblodh Kryesia e saj në pikë të natës

Kryesia e PDK-së ka mbajtur të mërkurën në mbrëmje një mbledhje të paparalajmëruar.

Takimi, i cili ka zgjatur rreth dy orë, ka nisur në ora 22:00.

Por, Bashmir Xhemaj, drejtor i Komunikimit Publik në PDK në një konferencë për media tha se takimi ishte planfikuar për në ora 19:00 dhe ishte shtyrë për shkak të disa angazhimeve të anëtarëve të Kryesisë.

Ai ka theksuar se ky takim nuk ka qenë urgjent, por ka pasur të bëjë me vizitën e  përfaqësuesit të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

“Ky takim i rregullt i Kryesisë së partisë nuk ka pasur kurrfarë urgjence siç u raportua orët e fundit por ka të bëjë me vizitën nesër në Kosovë të përfaqësuesit të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, z. Borell”, ka deklaruar ai.

Josep Borrell do të vijë të enjten në Kosovë dhe me të do të takohen drejtuesit e shtetit.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …