Home / Opinion / Çfarë kishte ndodhur para 30 vitesh me Ylfete dhe Mentor Humolli?!

Çfarë kishte ndodhur para 30 vitesh me Ylfete dhe Mentor Humolli?!

Para 30 vjetëve, më 1 shkurt 1990, gjatë demonstratave kundër represionit shtetëror, u vra nga policia serbe 16 vjeçarja Ylfete Humolli. Dëshmitarët thonë se fjalët e vetme të saj para se të jepte shpirt ishin: “Ku është Mentori?”

Mentori ishte vëllai i saj 13 vjeçar që gjithashtu po protestonte atë ditë. Mentori e Ylfetja ishin prototipi i një brezi që nuk pati kurrë fëmijëri sepse ata u rritën para kohe nga tymi i gazit lotsjellës.

Nëntë vite më vonë, Mentori do ta vishte uniformën e UÇK-së dhe në moshën 23 vjeçare do të vritej në Betejën e Koshares.

Sot, në fshatin Lupç, buzë lumit Llap, janë dy varre-lapidare që përjetësojnë kujtimin për motrën dhe vëllain të rënë për liri. Lavdi!

Shkruan Fitim Salihu

Kerko gjithashtu

Domosdoshmëria për blerje vendore ne ditët e CoVid19

Në këto ditë depresioni ekonomi, është domosdoshmëri nacionale që blerja e produkteve vendore të jetë …