Home / Lajme / KDI tregon për punët që e presin qeverinë e re

KDI tregon për punët që e presin qeverinë e re

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) përshëndet formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës me të cilën kompletohet formimi i institucioneve të reja në respektim të rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme të 06 tetor 2019. Funksionalizimi i institucioneve është mundësi për stabilitet të jetës politike dhe perspektivë zhvillimore.
Qeveria e re e Kosovës me anë të programit të saj qeverisës duhet të adresoj nevojat e qytetarëve duke dëshmuar përkushtimin e nevojshëm në ndërmarrjen e reformave adekuate që garantojnë zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, instalim të shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit, si dhe forcim të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

  1. Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik ndodh atëherë kur politikat publike lehtësojnë zhvillimin e sektorit privat, ku qytetarët marrin iniciativa afariste pa u përballë me barriera burokratike bllokuese dhe pa u ndjerë të shantazhuar nga bartësit e institucioneve. Politika të cilat gjithashtu nxisin rritjen e investimeve të huaja në Kosovë dhe garantojnë ambient të sigurt për investitorët e huaj.
  2. Shteti i së drejtës dhe sundimi i ligjit ndërtohen vetëm duke respektuar parimin e ndarjes së pushteteve dhe pavarësinë e plotë të tre degëve të pushtetit. Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kryejnë punën e tyre me integritet të plotë, kurse aktorët politikë duhet të garantojnë një ambient ku ata nuk do të ndjehen të kërcënuar në përmbushjen e obligimeve të tyre kushtetuese.
  3. Në arenën ndërkombëtare, shtetin e Kosovës e forcon një diplomaci pro-aktive që synon ndërtimin e aleancave me partnerë ndërkombëtar që shtyjnë përpara interesin e Kosovës, përfaqësim dinjitoz dhe diplomatë profesionalë e të kualifikuar.

KDI gjithashtu kërkon nga legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës të luaj një rol konstruktiv në përmbushjen e obligimeve kushtetutese në mbikëqyrjen efektive të Qeverisë dhe institucioneve të tjera, në hartimin e ligjeve të cilat shtyjnë përpara reformat kaq të nevojshme për mirëqenien qytetare, zhvillimin e gjithmbarshëm të shtetit si dhe përfaqësimin dinjitoz të interesave të qytetarëve në respektim me mandatin e tyre kushtetutes.

KDI ju rikujton deputetëve që Kuvendi i Kosovës duhet të jetë arenë e diskutimeve përmbajtësore në mes të partive politike pavarësisht taborit të cilit i përkasin duke hequr dorë nga gjuha joparlamentare dhe përplasjet politike për interesa të ngushta partiake.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …