Home / Lajme / Në Prizren nis ofrimi i shërbimit të analizave të tumor-markerëve

Në Prizren nis ofrimi i shërbimit të analizave të tumor-markerëve

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren prej të martës ka filluar ofrimin e shërbimit të analizave të tumor-markerëve, që sipas drejtuesve të kujdesit parësor shëndetësor mundëson identifikimin e hershëm të të gjitha llojeve të kancerit.

Në datën e shënimit të Ditës Botërore të Luftës Kundër Kancerit, autoritetet komunale të Prizrenit kanë theksuar se ky shërbim për herë të parë ofrohet në një institucion publik të shëndetësisë primare në nivel të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas tyre, qytetarët këto analiza mund t’i kryejnë me pagesë simbolike, ndërkohë që për personat me sëmundje kronike ato do të ofrohen falas, pa pasur nevojë që të caktojnë terminë.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, jetësimin e këtij projekti e ka quajtur të rëndësishëm për shëndetin e qytetarëve.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …