Distria Krasniqi🇽🇰 fiton medaljen e artë🥇👏👏👏👏 në Grand Slamin e Parisit
Distria Krasniqi është treguar e fortë edhe në kategorinë -52 kilogramë, të cilës iu kthye pas gati dy vitesh garimi në -48 kg.
Xhudistja jonë fitoi medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit.
Ajo në finale mposhti medalisten e argjendtë të Lojërave Olimpike Rio 2016, italianen Odette Giuffrida.
Finalja u zhvillua para rreth 20 mijë shikuesve.
Krasniqi fiton 1 mijë pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokio 2020. #BRAVODISTRIA