Edhe pse Kb Bashkimi hunbi sonte ndaj Kb Pejës si duket inati i tifozëve të Pejës nuk është shuar, pas marrjes së banerit (transit) në Prizren muaj më parë nga tifo grupi “Arpagjik’t”, ata inatin e kanë nxjerr duke sulmuar kombi busin e skuadrës prizrenase me gurë.
Sulm me gurë në autobusin e lojtarëve
Autobusi që bartë lojtarët tanë është sulmuar me gurë nga disa persona pas ndeshjes në dalje të qytetit të Pejës.
Gurët e hudhura kanë dëmtuar pjesën e përparme dhe anësore të autobusit, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur pasoja tek lojtarët dhe ekipi.
Sulmi ka ndodhur derisa autobusi i ekipit ka qenë i përcjellur nga policia, e cila menjëherë ka bërë raportimin e rastit.
Kjo është hera e dytë që sulmohet autobusi i ekipit tonë, pasi që më parë kishte ndodhur një incident të tillë edhe në Mitrovicë.
Ftojmë Federatën e Basketbollit të Kosovës që t’i ketë parasysh këto rastet dhe të merr masat e duhura për parandalimin e sulmeve të tilla edhe në të ardhmen.
Aktet e tilla nuk i përkasin basketbollit dhe duhet të dënohen menjëherë!