Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, pasi që dyshohet se kanë kontrabanduar sirianë.
Policia e Kosovë ka bërë të ditur se mëngjesin e së dielës, përkatësisht në ora 04:00 në fshatin Lubizhdë të Prizrenit ka arrestuar dy persona, pasi që dyshohet se të njëjtit kanë kontrabanduar pesë migrantë nga Siria.
Me vendim te prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.