Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha, e quan të pafat kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka.
Sipas tij, Haskuka është bërë fatkeqësi e qytetit të Prizrenit.
“Haskuka tashmë si paaftë dhe i papërgjegjshëm për pozicionin publik që e ka, është bërë fatkeqësia e qytetit të Prizrenit, por edhe e familjes dhe vetvetes”, shkruan Haskuka.
“Ai, si përfaqësues i sektit politik i kamufluar si partia LVV, dhe i rrethuar nga komisar politik me të kaluar dhe mision të dyshimtë, e kanë futur në kaos funksionin e institucioneve komunale, pasojat e të cilave po i vuan qytetari Prizrenit”.