Home / Showbiz / Në ndejën e dashurisë, Loredana mbrëmë nuk shkoi vetëm (FOTO)

Në ndejën e dashurisë, Loredana mbrëmë nuk shkoi vetëm (FOTO)

Mbrëmjen që lamë pas, në Hamburg të Gjermanisë u rihap një klub me ‘Lovers night’ si kryetemë.

Për të performuar një pjesë ishte edhe Loredana që u ngjit shkurtimisht në skenë teksa qëndroi edhe në tavolinat VIP.

Por, në këtë ndejë një ditë pas Shën Valentinit, artistja e njohur nuk ishte vetëm.

Ndonëse këtë herë, ndryshe prej të tjerave u kujdesën të mos lënë gjurmë në rrjete sociale, edhe mbrëmjen që lamë pas, krah Loredanës ka qenë Zuna nga KMN.

Tash e disa javë, mediat dhe rrjetet sociale ‘vlojnë’ me dyshimet mbi një lidhje të mundshme mes dyshes. Ata u patë tejet të afërt në aeroplan teksa në vazhdimësi lanë shenja në rrjete sociale nga frekuentimet e vendeve të njëjta.

Vetë Lori dhe Zuna, nuk kanë thënë asnjë fjalë në lidhje me romancën e tyre të mundshme. 

Kerko gjithashtu

Vdes këngëtari Ylber Aliu

Ka ndërruar jetë këngëtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Ylber Aliu. Lajmin për vdekjen e …