Me aktivitete të ndryshme po shënohet festimi i Pavarësisë së Kosovës.
Elita politike duke përfshirë kryeministrin e Kosovës Kurtin dhe kryetaren e kuvendit të Republikës kanë bërë homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari” si dhe homazhe tek varri i Presidentit të ndjerë të Kosovës Ibrahim Rugova.
Homazhe janë bërë edhe tek varri i aktivistit dhe legjendës kombëtare shqiptare Adem Demaçi.