Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur para pjesëtarëve të FSK-së në kazermën “Adem Jashari”, me rastin e 12 vjetorit të pavarësisë.Kurti ka thënë se uniforma e ushtarëve të FSK-së, është mëshirim i sakrificës tonë.
“Është kënaqësi të jem me ju sot në këtë ditë të rëndësishme për shtetin tonë. Të gjithë ne që marrim poste publike e ministrore jemi në shërbim të qytetarëve në çdo kohë dhe gjatë gjithë kohës.
Mbi ju bie detyra e rëndë dhe e shenjtë për mbrojtjen e vendit. Uniforma juaj është mëshirim i sakrificës tonë”, ka thënë Kurti.
Ai ka shtuar se pa ushtri e pa mbrojtje ne jemi të dobët, andaj mburremi me punën që ju e bëni.Kryeministri Kurti ka theksuar sërish se shërbimin ushtarak do ta bëjë të detyrueshëm.
Shërbimin ushtarak nuk e bëjmë të detyrueshëm se kemi ambicie për të pushtuar, përkundrazi ne jemi popull paqedashës dhe liridashës. E duke qenë liridashës ne duam të jemi në gjendje të mbrojmë vendin dhe lirinë tonë”, u shpreh Kurti.