K.R.U.“Hidroregjioni jugor“ SH.A Prizren njofton konsumatorët, se me rastin e defektit të shkaktuar nga ana e kompanisë “Hidro Projekt”, në gypin transportues fi 300mm në lagjen “Kurilla” pa ujë kanë mbetur këto lagje :
- Lagjja “Bazhdarhana”
- GTZ
- Lagjja “Dardania” (pjesa e epërme)
- Lagjja “2 Korriku”
- Rruga e Janinës
- Lagjja “Kurilla” pjesërisht
Me rastin e sanimit të defektit , do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë të pijes, ndërsa kompania ju falënderon për mirëkuptim, njofton zëdhënësja e KRU “ Hidroregjioni jugor”, Nderona Kurtaj.