Home / Lajme / Një muaj arrest shtëpiak ndaj një personi në fshatin Planej

Një muaj arrest shtëpiak ndaj një personi në fshatin Planej

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale N.V. nga fshat Planej, Komuna e Prizrenit për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Rrezikim i trafikut publik nga neni 370 par.6 lidhur me par.4 dhe par. 1 të (KPRK-së).

Masa e arrestit shtëpiak do të llogaritet prej datës së arrestimit, 16.02.2020 dhe do të zgjasë gjerë më 16.03.2020.

Ekziston dyshimi i bazuar që i pandehuri e ka kryer veprën penale Rrezikim i trafikut publik nga neni 370 par.6. lidhur me par.4 dhe par.1 të KPRK- Gjykata është e mendimit se edhe me masën e shqiptuar ndaj të pandehurit do të sigurohet prezenca e tij dhe se do të mund të zhvillohet procedura hetimore në mënyrë të papenguar. Kjo nga fakti se në rastin konkret sipas mendimit të gjykatës i njëjti nuk do të mund të ndikojë në dëshmitarë – të dëmtuar nga fakti se liria e lëvizjes dhe e qarkullimit të tij do të jetë e kufizuar. Po ashtu nuk mund të ndikojë edhe në prova kjo për arsye se të njëjtat janë konfiskuar. I njëjti nuk do të guxojë të largohet nga lokalet ku e ka vendbanimin dhe se i vetmi kontakt i tij do të jetë vetëm me personat me të cilët ai jeton. Masën e shqiptuar vazhdimisht do ta mbikëqyr Stacioni policor kompetent ku e ka vendbanimin pandehuri, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …