Kryetari i degës së PDK-së në Prizren Z. Shaqir Totaj ka publikuar video të qytetit tonë plotësisht në errësirë, videot i ka piblikuar në facebookun e tij.
“Terri në qytet akoma po vazhdon të mbulojë nje nga rrugët kryesore të Prizrenit.
Janë regjistrimet tri ditë me radhë:
- 18 Shkurt 2020
- 19 Shkurt 2020
- 20 Shkurt 2020
Mungesa e kapaciteteve menaxhurse të koalicionit VV & LDK për implementim dhe menaxhim të projekteve është më shumë se evidente.”
Përpos ndriçimit që mungon tash e sa kohë në rrugën e lagjes “Arbana” vërehen shtylla të ndriçimit në tokë të cilat janë pengesë e madhe, mungesa e funksionimit të semaforëve në rrugën “Ismail Kryeziu” gjithashtu e bën rrugën të çasshme me vështirësi dhe me potencial të madh për aksidente./poligraf.al