Home / Lajme / Kujdes përhapja e lajmeve të rreme dhe krijimi i panikut në rastin në fjalë për “coronavirus” është e dënueshme me ligjet e Republikës së Kosovës

Kujdes përhapja e lajmeve të rreme dhe krijimi i panikut në rastin në fjalë për “coronavirus” është e dënueshme me ligjet e Republikës së Kosovës

Qytetarët si dhe mediat duhet të kenë kujdes në përhapjen e lajmeve dhe krijimit të panikut në rastin e coronavirusit pasiqë përhapja e panikut është e dënueshme edhe me burg.

Sipas ligjeve të Republikës njëri ndër to është LIGJI NR. 03/L-142 LIGJI PËR RENDIN DHE QETËSINЁ PUBLIKE në të cilin përpos dënimeve me të holla parashihen edhe dënime me burg në rast të përhapjes së panikut.

1. Kushdo qe me dashje shkakton alarmim të rrejshëm lidhur me zjarrin apo ndonjë emergjencë tjetër tek
ndonjë organ i emergjencave dënohet për kundërvajtje.

4
2. Kushdo që me dashje shkakton panik në tubime publike, duke lajmëruar rrejshëm për alarm nga zjarri
dhe për kërcenim me bombë, do të dënohet për kundërvajtje.

3. Kryerësi i kundërvajtjes të paraparë në paragrafin 1 dhe 2 të këtij neni, dënohet me gjobë prej tridhjetë
(30) deri pesëqind (500) Euro apo me dënimin me burg deri në tridhjetë (30) ditë.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …