Komuna e Prizrenit përmes një njoftimi ka paralajmëruar se gjatë ditëve në vijim do të bëhet prerja e një lisi në Mullirin e Tabakhanes, duke qenë se QRTK-ja ka vlerësuar se rrënjët e lisit paraqesin rrezik për murin dhe jazin në këtë mulli dhe ka rekomanduar evitimin e këtij rreziku.
EC Ma Ndryshe kërkon nga organet përgjegjëse që para se të ndërmarrin çfarëdo veprimi, ti paraqesin argumentet e plota rreth këtij vendimi, si dhe për hir të transparencës të publikojnë raportet e vlerësimit dhe gjithë ekspertizën lidhur me këtë çështje.