Home / Lajme / Nisma dyshon se komuna po përgatit shkatërrimin e arkivit komunal në Prizren

Nisma dyshon se komuna po përgatit shkatërrimin e arkivit komunal në Prizren

Nisma social demokrate në Prizren ka akuzuar komunën e Prizrenit për tentim të shkatërrimit të arkivit komunal, më poshtë ju sjellim reagimin e plotë.

“NISMA Socialdemokrate Dega në Prizren reagon ndaj shkatërrimit të arkives së Komunës së Prizrenit nga papërgjegjesia e atyre që qeverisin Kuvendin Komunal, dëmet e këtij akti janë të pazëvendësueshme dhe i tejkalojnë dëmet nga djeg’ja e kadastrit gjatë vitit 2007 nga qeverisja e LDK-së, pasojat e të cilës edhe sot i vuajnë qytetarët e Prizrenit.

NISMA Socialdemokrate në Prizren dyshon se mbushja me ujë e hapësirave ku ruhen dokumentet arkivore të Komunës së Prizrenit është bërë me qëllim për të humbur gjurmët e keqpërdorimeve të mëdha që janë duke u bërë nga qeverisja e Mytaher Haskukës dhe VV-së në Prizren, prandaj ftojmë organet e drejtësisë që të hetojnë këtë veprim kriminal që ka ndodhur sot.

Zyra për Informim,
NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren.”

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …