Home / Lajme / Avdyli: Koha për vendime e për të mos cenuar partneritetin Kosovë-ShBA

Avdyli: Koha për vendime e për të mos cenuar partneritetin Kosovë-ShBA

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka reaguar pas deklaratave të senatorit amerikan, David Perdue, i cili kërcënoi me largimin e trupave amerikane nga Kosova, në rast se kjo e fundit s’përmbush kërkesat e tyre.

“Është koha për vendime për të mos cenuar partneritetin Kosovë SHBA është TANI”, ka shkruar ai.

Ndryshe, senatori nga SHBA-ja përmes një postimi në Twitter ka thënë se Kosova duhet t’i kryej obligimiet ndaj Serbisë.

“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me progresin e bërë historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha detyrat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA. duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, ka shkruar ai.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …