APEL PRINDËRVE!
A duhet të kemi më shumë frikë nga epidemia e Coronës ose nga “epidemia e panikut”?
Efektet dhe pasojat e “epidemisë nga paniku histerik” janë më negative dhe më afatgjate sesa epidemia e Coronës.
Në këtë katrahurë iracionale “për të evituar Corona virusin” kemi harruar një pjesë më vulnerabile dhe më substanciale tonën. Ato janë “fëmijët”! Çfarë mesazhi po u përcjellim fëmijëve? Çfarë mësojnë nga reagimet tona histerike dhe iracionale? Pas Coronës, si do të reagojnë kur të ekspozohen ndaj ndonjë kërcënimi?
Prindër, duke reaguar në mënyrë histerike dhe me panik, në vend të racionalitetit, përgjegjshmërisë, ndërgjegjshmërisë, çiltërsië, afërsisë dhe mbështetjes, ne i mësojmë se si të frikësohen, të jenë skeptik, pesimist, histerik dhe dyshyues, të reagojnë me panik, impulsivisht dhe në mënyrë iracionale.
Në vend të kësaj, t’i mësojmë: se sfidave dhe kërcnime të ndryshme duhet tu përgjigjen me sjellje racionale, të përgjegjshme dhe mbi të gjitha të mos kujdesen vetëm për veten e tyre.
Si do e arrijmë një gjë të këtillë:
- shmangni sa më shumë ekspozimin e fëmijëve ndaj informatave lidhur me Coronën, respektivish shmangni shikimin dhe komentimin e tepërt të lajmeve mbi Coronën;
- bashkëbisedoni me fëmijët mbi masat e nevojshme për parandalimin e Coronës p.sh mbi arsyen e masave parandaluese për parandalimin e virusit;
- prindër, shmangni rolin e shpjeguesit dhe i paraprini rolit “të pyetësit”: në vend që të shpjegoni dhe arsyetoni masat e parandalimit të virusit, më mirë është që ti pyetni vet fëmijët p.sh pse duhet të shamngin vendet publike ose pse është e nevojshme masa e shmangjes së kontakteve fizike. Në këtë mënyrë, tek fëmijët po evitoni “frikën nga kontakti fizik”;
- tek fëmijëlt zhvilloni shprehitë dhe sjelljet proaktive: duke qenë vetë ju demonstrator dhe protagonistë bashkërish lani duart, bashkërish kujdesuni për ruajtjen e pastërtisë së ambientit, lexoni libra dhe mbi të gjitha komentoni përmbajtjet e tyre; bashkërish shikoni dhe komentoni filma etj;
- është momenti i duhur për tua mësuar fëmijëve kierarkin e vlerave, respektivisht valorizimin e vlerave materijale zëvendësojeni duke ua mësuar vlerat mbi shëndetin, moralin, etikën, arsimin etj.
Të nderuar prindër, “14 ditshin” mos e perceptoni si “pushim” por si mundësi. Shfrytëzoni kohën për të qenë bashkë me familjen, me fëmijët dhe me më të afërmit. Ankohemi se për shkak të dinamikës dhe përditshmërisë stereotipe dhe rutinore nuk gjejmë kohë që të jemi bashkë me famijen, me fëmijët me më të afërmit.
Momenti është ideal. Ne kemi një zgjedhje: mund të sillemi si të pafuqishëm, histerik dhe të frikësuar ose mund të jemi këmbëngulës, altruist, dinamik dhe të durueshëm në mbështetjen e ndësjellë!
Prof.Dr Qufli Osmani