Afrim Avdaj: Në Prizren s’ka të prekur më corona virus, s’ka as rast të dyshimtë, të ardhurit janë izoluar.
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Daut Mustafa, thotë se në Prizren nuk ka të infektuar me corona virus. Ai njofton se deri më tani në Prizren nuk ka as të dyshuar.
“Në Prizren nuk ka persona të prekur me corona virus dhe për momentin nuk ka as persona të dyshuar”, tha ai.
Ai gjithashtu njoftoi se rasti i fundit i përmendur si rast nga Prizreni ka ardhur nga jashtë dhe është izoluar, prandaj Prizreni deri në këto momente nuk ka as të dyshuar./tvopinion