Home / Lajme / Vdekje e dyshimtë në Lubinjë të Poshtme të Prizrenit

Vdekje e dyshimtë në Lubinjë të Poshtme të Prizrenit

Një mjek nga radhët e komunitetit boshnjak ka ndërruar jetë të martën në mëngjes derisa po shkonte në vendin e tij të punës.

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka bërë të ditur se ky rast me urdhër të prokurorit është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

“Rasti ka ndodhur, sot rreth orës shtatë. I ndjeri, derisa ka qenë duke shkuar në punë, në fshatin Lubinjë e Poshtme dyshohet se ka ndërruar jetë, në automjetin e tij. Me urdhër të prokurorit, trupi dërgohet në IML”, ka thënë Osmanollaj për Kohën.

hetimeve fillestare dyshohet se i ndjeri ka pësuar sulm në zemër, por se për konfirmimin e shkakut të vdekjes pritet raporti i IML-së.

Osmanollaj ka konfirmuar se i ndjeri nga radhët e komunitetit boshnjak ka qenë 61 vjeç dhe mjek me profesion.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …