Home / Lajme / Haxhi Avdyli: S’e votoj mocionin, mbaj përgjegjësi personale e politike

Haxhi Avdyli: S’e votoj mocionin, mbaj përgjegjësi personale e politike

Haxhi Avdyli nga LDK ka thënë se do të votojë kundër mocionit të propozuar nga partia e tij.

Ai ka thënë se mocioni është i rrezikshëm dhe si i tillë nuk duhet të tejkalojë në këtë situatë.

“Duke marrë parasysh rrezikun nga koronavirusi, ne sot do të duhej të bëhemi bashkë ndaj kësaj sfide. Ne sot këtu në kuvend do duhej të flisnim për shëndetësi, për gjendjen e policëve, për ekonominë që po shuhet, për qytetarët që kanë mbetur të ngujuar. Kosova kishte probleme të mjaftueshme, në arsim, shëndetësi, ekonomi.

Pandemia ishte e tepërt për ne. Ne këtu gjithë pa dallim e shkaktuam këtë situatë, e cila do ketë dëm të madh për qytetarin tonë. Marrëveshja LDK-VV do duhej të respektohej nga dy palët. Me mocionin e sotëm po fusim një paqartësi institucionale. Ne me këtë, po bëjëm akrobacione politike që bien ndesh me atë që ka votuar sovrani. Unë s’e shoh se si mund të formohet një qeveri e re.

Ne si LDK kemi vendosur që mos të shkojmë më me PDK-në. Në anën tjetër, me AAK e Nismën s’kemi vija të kuqe, por kemi dallime të mëdha shumë progarmore e konceptuale. Ky mocion është i nxituar dhe duhet të shtyhet. Sot po vendosim fatin e baballarëve tanë, e qindra mijëra qytetarëve që po rrijnë pa paga në shtëpitë e tyre.

Mos të bëjnë salto mortale politike, të rrëzojmë ministra të suksesshëm. Mocioni duhet të shtyhet deri sa të piqen kushtet demokratike. Unë votoj kundër mocioni dhe marr përgjegjësi personale e politike” ka thënë Haxhi Avdyli.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …