Shoqata Humanitare “Remzi Ademaj” ka ndihmuar me pako ushqimore 46 familje në fshatrat: Zhur, Shkozë, Vërmicë dhe Dobrusht.
Njoftimi i plotë:
Duke patur parasysh situatën e cila është krijuar pas përhapjes së Coronavirusit COVIT-19, e shpallur pandemi globale nga OBSH, e i cili virus tani rrezikon në tërë botën ashtu eshe vendin tonë, si dhe situatën e rëndë ekonomike gjithashtu si pasojë e kësaj pandemie, Shoqata Humanitare ka patur një aktivitet dhe ka shpërndarë sot ndihma të konsumit ditor të domosdoshëm, për 51 familje në nevojë:
– 46 familje në Zhur,
– 2 familje në Shkozë
– 2 familje në Vërmicë dhe
– 1 familje në Dobrusht, me qëllim që sado pak zbutjen e gjendjes nëpër të cilë po kalojmë.
-Jemi shume të vetëdijshë që me këtë pako me gjera të domosdoshme udhqimore dhe higjienike për kēto familje, nuk do të bëjë zgjidhje për këto familje në nevojë, por së paku të zbutë situatën e rëndë ekonomike të këtyre familjeve, potencoi Kryetari i Shoqata Humanitare Remzi Ademaj, Muhamet Vezaj, nëpërmjet të telefonit, nga Zvicrra.
Lutemi që këtë situatë të kalojmë pa të infektuar nga ky virus dhe të mos ketë më viktima si pasojë e këtij virusi. Shërim sa më të shpejte për të prekurit!
Me rrespekt, Këshilli drejtues i Shoqatës dhe mbështetësit.