Home / Opinion / Si u vra Shukrije Obërtinca e shumë të tjerë në protestat e vitit 89

Si u vra Shukrije Obërtinca e shumë të tjerë në protestat e vitit 89

27 mars 1989. Është ditë e hënë. Shukrije Obërtinca, një nxënëse 16 vjeçare nga fshati Lismir, niset drejt Prishtinës. Jo për të shkuar në shkollë, siç bënte zakonisht të hënave, por për të protestuar. Rrethanat po i rritnin para kohe fëmijët…

Katër ditë më parë, nën rrethimin e tankeve, ishin miratuar amandamentet kushtetuese që ia largonin Kosovës edhe atë autonomi që e kishte brenda ish-federatës jugosllave. Kosova po futej në një vorbull të ri dhe të pakthyeshëm politik, spiralja e të cilit nuk do të pushonte gjer në qershor ’99.

Shukrija në Lismir do të kthehej në arkivol. Ishte vrarë atë ditë nga policia jugosllave në qendër të Prishtinës. Një këngë do të këndohej shpesh ato ditë: “moj Shukrije Obërtinca, je trimneshë si Shotë Galica”.

Ato ditë nuk u ndalën protestat. Po atë ditë, në Prishtinë u vranë edhe katër protestues – Ismet Krasniqi, Vetim Shala, Sevdat Xhafolli dhe Mustafë Veselaj. Në tërë Kosovën, më 27 dhe 28 mars u vranë 28 demonstrues, u arrestuan dhjetëra dhe u plagosën qindra të tjerë. Në ato muaj, përllogaritjet flasin për rreth 100 demonstrues të vrarë në krejt Kosovën.

Serbia, duke vrarë një fëmijë si Shukrija, paralajmëroi masakrat në fëmijë e pleq që ndodhën më 1999. Në anën tjetër, Shukrija, duke rënë dëshmore, paralajmëroi se vajzat dhe djemtë e Kosovës nuk do të zmbrapsen përballë Serbisë së fuqishme, siç edhe ndodhi më 1999.

Lavdi!

Shkruan: Fitim Salihu

Kerko gjithashtu

Domosdoshmëria për blerje vendore ne ditët e CoVid19

Në këto ditë depresioni ekonomi, është domosdoshmëri nacionale që blerja e produkteve vendore të jetë …