KOMUNIKATË PËR MEDIA
Kompania kosovare “Formon” prezanton ventilatorin për frymëmarrje VentCore
Kompania kosovare Formon ka krijuar ventilatorin për frymëmarrje (respirator) i cili mund të përdoret në raste urgjente nga pacientët e infektuar me koronavirus.
VentCore është pajisje lehtë e prodhueshme, përfshirë edhe pjesët të cilat mund të prodhohen me priterët 3D nga Formon. Idea ka lindur nga mungesa e respiratorëve në Kosovë dhe vende të ndryshme të botës, në luftën e përbashkët kundër COVID19. Formon e cila mirret me prodhimin e printerëve 3D në Kosovë, së fundmi ka pauzuar linjën e prodhimit, për t’u përkushtuar plotësisht në dizajnimin dhe prodhimin e respiratorëve.
VentCore nuk ka për qëllim zëvendësimin e paisjeve të duhura dhe profesionale mjekësore, por është një paisje emergjente kur të shterohen të gjitha mundësitë tjera tjera. Ekpi kanë krijuar edhe një web platformë, në të cilën mund të gjinden të dhënat “open source” rreth pjesëve përbërëse, sistemit e dizajnit, si dhe ofron mundësinë e shkarkimit të të gjithë materialit të nevojshëm online. Ventilatori do të hyjë në prodhim, menjëherë pas testimit.
Të gjithë të interesuar për t’a mbështetur këtë nismë, ftohen që të kontaktojnë me kompaninë. Më shumë informata http://www.ventcore.health/