Home / Bota / Pse ata që kanë syze janë më pak të rrezikuar nga koronavirusi

Pse ata që kanë syze janë më pak të rrezikuar nga koronavirusi

Njerëzit duhet të vendosin syze në vend të lenteve të syve pasi ofrojnë mbrojtje më të madhe nga koronavirusi, ka sqaruar një mjeke.

Dr Sabrina Shah-Desai, një kirurge okuliste nga Londra, tha që syzet mund të veprojnë si një “mburojë e pjesshme” midis spërklave dhe syrit, përmes së cilës COVID-19 mund të hyjë në trup, raporton Daily Mail

Syzet gjithashtu mund ta bëjnë më pak të ngjarë që të prekni sytë, duke zvogëluar kështu rrezikun e transmetimit nga dora në sy.

Sidoqoftë, Dr. Shah-Desai paralajmëroi se njerëzit duhet të bëjnë kujdes shtesë gjatë pastrimit të syzave të tyre gjatë kësaj kohe për t’u siguruar që ato të mbeten sa më higjenike të jetë e mundur.“Kur dikush kollitet ose teshtit, syzet veprojnë si një mburojë e pjesshme”, ka treguar ajo.Ajo gjithashtu u bëri thirrje njerëzve të pastrojnë syzet pasi të dilnin jashtë sepse virusi mund të mbijetojë në sipërfaqe të fortë për orë të tëra./faktor.al

Kerko gjithashtu

Britani e Madhe, vaksina Pfizer/BioNTech Covid-19 merr miratimin për përdorim

Autoriteti Rregullator Britanik për Farmaceutikën ka miratuar përdorimin emergjent për një vaksinë koronavirus të prodhuar …