Home / Lajme / KDI kundër formës së emërimeve nga qeveria në detyrë të bordeve të ndërmarrjeve publike

KDI kundër formës së emërimeve nga qeveria në detyrë të bordeve të ndërmarrjeve publike

Komunikatë për Media

KDI kundër vazhdimit të praktikave të kapjes së shtetit

Në strategjinë e zgjerimit të BE-së për shtetet e Ballkanit perëndimor, citohet se këto shtete, ku bën pjesë edhe Kosova tregojnë elemente të qarta të kapjes së shtetit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe administratës. Edhe KDI, si pjesë e rrjetit global Transparency International ka raportuar në vazhdimësi për elemente të kapjes së shtetit në sektorë të rëndësishëm, ndërsa në veçanti ka kritikuar praktikat e kapjes së bordeve të ndërmarrjeve publike dhe vendosjen e njerëzve jokompetentë e partiakë.

KDI po ndjek më shumë shqetësim veprimet e Qeverisë në detyrë, e cila në kohë të pandemisë COVID 19po vazhdon me shkarkimin e bordeve ekzistuese të ndërmarrjeve për t’i zëvendësuar ato me njerëz të subjektit të tyre. Vendosja e figurave që më parë ishin kandidatë për subjektin politik Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit, është në kundërshtim me ligjet e këtyre ndërmarrjeve publike dhe në kundërshtim me premtimin kryesor që bordet do të çkapen nga politika e do të jenë profesionale, të pavarura dhe me integritet.

Qeveria në detyrë urgjentisht duhet ta ndaloj një praktikë të tillë, ndërsa procesit të rekrutimit duhet t’i parapri shpallja e konkurseve publike në mënyra që në këto borde të rekrutohen njerëz me kredibilitet, integritet e profesionalizëm. Qeveria në detyrë duhet që të vazhdojë memorandumet e bashkëpunimit me Ambasadën Britanike në Kosovë, për rekrutimin e bordeve dhe pozitave tjera udhëheqëse në Kosovë, ashtu që të kemi përmes një procesi transparent e llogaridhënës me ndihmën e Ambasadës dhe nën mbikëqyrjen e shoqërisë civile të mundësohet zgjedhja e bordeve të ndërmarrjeve publike të jenë profesionale e jo politike, me integritet e jo të kapura

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …