Home / Opinion / “Ra ky mort e u pamë”

“Ra ky mort e u pamë”

“Ra ky mort e u pamë”

Pandemia e Covid-it përveq problemeve që na i ka shkaktuar, na e ka shpërfaq edhe një fakt.
Se sistemi shëndetësor nuk është një ishull i ndarë dhe se qasja ndaj tij doemos duhet të jetë multisektoriale. Një sistem multisektorial me kujdes të integruar ku ,përveq atyre shëndetësorë, janë të angazhuar edhe shumë akterë të tjerë, po jep rezultate shumë më të mira. Marrja e masave parandaluese, aktivizimi edhe i policisë e sidomos bashkëpunimi i mirë i qytetarëve, ka bërë që Kosova të ua kalojë edhe vendeve me sistem shëndetësor me teknologji më të avancuar.
Andaj, Qasja biomjekësore ndaj sistemit është e domosdoshme të ndërrohet. Niveli kaq i lartë i bashkëpunimit të qytetarëve ia ka dëshmuar politikbërësve se janë palë apo hisedarë jo më pak të rëndësishëm në funksionimin e sistemit shëndetësor, dhe se qasja paternaliste në sistemin shëndetësor ku pacienti më shumë është trajtuar si “lëndë e parë” se sa si partner, duhet të përfundojë.
Rekomandimet e OBSH, që Sistemet shëndetësore të orientohen në “Kujdes të integruar me popullatën në qendër” (integrated and people centered), nuk mjafton që ti kemi vetëm në dokumente. Duhet ta dëshmojmë se po e fuqizohet zbatimi i këtyre rekomandimeve.

Shkruan:Muhamedali Kodra

Kerko gjithashtu

Domosdoshmëria për blerje vendore ne ditët e CoVid19

Në këto ditë depresioni ekonomi, është domosdoshmëri nacionale që blerja e produkteve vendore të jetë …