Home / Lajme / Dy të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Dy të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot kanë ndërruar jetë dy pacientë si pasojë e COVID-19.

Bëhet fjalë për një pacient nga Prishtina i lindur në vitin 1961 dhe një paciente nga Korisha e Prizrenit e lindur në vitin 1950, njofton Klan Kosova.

“Në ora 03:00 ka përfunduar me vdekje pacienti S. N, 1961, Prishtinë, i cili është pranuar në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive më datën 04.04. 2020 transfer nga Qendra Emergjente e QKUK-së dhe ka qenë me sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus tip 2. Sy hepatorenale). Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive në gjendje të rendë pa vetëdije”.

“Në ora 07:10 ka përfunduar me vdekje pacientja N. R, 1950, Korishë, Prizren, e cila është pranuar po ashtu në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive më datë 02.04.2020 dhe ka pasur sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus, Nephropathia diabetica, Hypertensio arterialis dhe Cardimyopathia chronica)”.

Kujtojmë se gjithsej janë 145 të infektuar me COVID-19 në Kosovë, prej të cilëve tre raste kanë rezultuar me vdekje. Viktima e parë ka qenë një 82 vjeçar nga Dumnica e Podujevës i cili ka ndërruar jetë më 22 mars, 2020.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …