Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prizrenit, Sulltan Badallaj, duke e parë gjendjen aktuale nëpër të cilën po kalon Komuna e Prizrenit e ka thirrë mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, në të cilën kuvendarët do t’i shqyrtojnë dy pika të rendit të ditës.
Kuvendarët do të informohen me veprimet e ndërmarra nga Komuna e Prizrenit për situatën në Komunën e Prizrenit në kohën e Pandemisë dhe dhe do të shyrtohet dhe miratohet propozimi-vendimi për bartjen e mjeteve të pashpenzuara nga të hyrat vetanake të vitit 2018 dhe 2019 në vitin 2020.
Mbledhja do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës, me 9 prill duke filluar në orën 10./Prizreni Sot/