Të mërkurën gjatë orëve të pasdites është shkaktuar një incident i zjarrit në magjistralen Prizren-Prevallë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaban Osmanollaj, për “Betimi për Drejtësi”, tha se zjarri ka ardhur si rezultat i djegies së disa mbeturinave dhe se pjesa e djegur është një pjesë e malit.
Osmanollaj bëri të ditur njësitë relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin.Ai tha se nuk raportohet për të lënduar. /Betimi për Drejtësi