Dy mjekë të Spitalit të Prizrenit dhe një i punësuar në një kompani publike , janë tre rastet e reja që janë prekur me virus Covid-19 në këtë komunë, njoftojnë burime të TV Prizreni nga institucione shëndetësore vendore.
Po sipas këtyre burimeve, tre të infektuarit janë nga qyteti i Prizrenit. Me konfirmimin e 4 rasteve të reja, Prizreni arrin numrin e 7 të infektuarve me koronavirus.
Nesër pritet të testohen edhe familjarët e doganierit i cili mbrëmë doli pozitiv./tvprizreni.info